Fond 20 mln lekë për ngrohje në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”

Edhe pse dimër me tepmeratura të larta në shtëpinë e fëmijës "Zyber Hallulli" në kryeqytet janë marrë masat që fëmijët të mos e ndiejnë të ftohtin.Drejtoresha Zhaneta Beqiri rrëfen se janë rreth 20 milionë lekë të vjetra të cilat do të shpenzohen nga bxheti i akorduar për sistemin e ngrohjes në të gjithë ndërtesën.Për ta bërë më të ngrohtë atmosferën brenda shtëpisë "Zyber Hallulli" që në datë 6 dhjetor kanë nisur aktivitetet festive duke mbledhur kështu fëmijë të shumtë e për ta bërë më të lehtë mungesën e prindërve.Drejtopresha Beqiri premton se nata e ndërrimit të viteve për fëmijët do të jetë njësoj si në të gjitha familjet shqiptare, e mbushur me gëzime dhe dashuri për njëri tjetrin.Përgjatë këtij muaji shtëpia e fëmijës "Zyber Hallulli” është vizituar nga drejtues të lartë të shtetit, ku duhet theksuar edhe fakti që një hapësirë e re argëtimi brenda shtëpisë është shtuar për ta nga ministria e Arsimit.