Dëbora në verilindje, policia: Bëni kujdes, përdorni zinxhirë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Dhjetor 2014, 18:08
Zonat malore janë përfshirë nga reshjet e dëborës, të cilat kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore.Gjatë pasdites së të premtes, dëbora ka arritur deri në 10 centimetra në aksin Rrëshen-Kalimash, në afërsi të tunelit, duke vështirësuar lëvizjen e makinave.Për pastrimin e rrugës së kombit kompania mirëmbajtëse ka nxjerrë në terren 8 mjete borëpastruese për të mundësuar qarkullimin normal të mjeteve. 4 njësi të policisë rrugore po patrullojnë këtë rrugë, ndërsa kërkohet përdorimi I zinxhirëve nga drejtuesit e automjeteve për shkak të prezencës së ngricave.Reshje janë shënuar edhe në Pukë e Peshkopi ku trashësia e borës ka arritur në 5 cm por nuk ka probleme në qarkullim.