Shqipëri- Kosovë, mbledhja e përbashkët në fund të marsit 2015

Tirane-  Në fund të muajit mars të vitit që vjen do të mbahet mbledhja e ardhshme ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë.Lajmin e ka konfirmuar zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në facebook:"Së bashku me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, sot patëm një kafe mëngjes me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin diskutuam axhendën e integrimit europian, përshpejtimin e zhvillimit ekonomik dhe rritjes së mirëqenies në dy vendet, bashkëpunimin rajonal si dhe zhvillimet e fundit politike. U dakorduam që mbledhja e ardhshme e të dy Qeverive të mbahet në fund të muajit mars 2015," ka shkruar, Hashim Thaçi

Edi Rama: Në fjalën e tij duke vlerëzuar pozicionin e shqiptarëve në rajon, si mjaft pozitiv këtë vit, tha se ”shqiptarët nuk duhet të bien në kurthin e nacionalizmit”Një vit që jam shpresëplotë se do ta hapim më në fund me mbledhjen e kthimit të dy qeverive të Shqipërisë e Kosovës për të parë se ku jemi me dosjet e bashkimit të rrugëve tona drejt të ardhmes dhe për të çuar përpara.Në mënyrë që së bashku të jemi jo vetëm faktorë nxitës për të çuar përpara procesin e paqes në rajon, por dhe faktorë me autoritet të respektuar për ta bërë BE-në që të kthejë plotësisht kokën nga ne si shqiptarë dhe si rajon dhe të ndahet një herë e përgjithmonë nga frika që e ka mbërthyer dhe që shprehet në formën e lodhjes nga zgjerimi sic e thonë ata pa e kuptuar se në Ballkan ne kërcënohemi nga lodhja e durimi. Ne shqiptarët e dimë më mirë se kushdo tjetër çdo të thotë që ballkanasit lodhen nga durimi dhe nuk ka më bashkësi ndërkombëtare që i fut prapë në vath për të bashkëjetuar me njëri tjetrin si dele të urta.