Basha: Rritja e çmimit të energjisë, krim që i bëhet shqiptarëve
Rritjen e çmimit të energjisë me 9.5 lekë kë/orë e cila u vendos sot nga ERE, kreu i PD Lulzim Basha e ka konsideruar si një krim që i bëhet 75% të shqiptarëve.Në një postim në rrjetin social Facebook, Basha tha se rritja e çmimit të energjisë elektrike do të thellojë krizën ekonomike, duke zhytur në varfëri shqiptarët.“Rritja prej 25% e cmimit të energjisë për 75 % të shqiptareve është një krim.Po goditen më të pamundurit, ata që nuk kanë asnjë mundësi ta përballojnë këtë rritje cmimi në kohe krize. I godet me këtë rritje cmimi pikërisht ai që ju premtoi para një viti uljen e cmimit të energjise, ai qe ka 6 muaj qe thote " cmimi nuk do te rritet, gënjen opozita".Laku ju ka ardhur ne fyt shqiptareve. Rripi është shtrenguar aq shume sa po keputet. Rritja e cmimit të energjisë do ta thelloje krizën ekonomike, do ti zhysë edhe me thelle shqiptaret ne varfëri dhe papunësi.I vetëdijshëm për mashtrimin e tij kriminal, sot qe dha mandatën e kobshme ja mbathi për Prishtinë, me stilin e tij hidh gurin e fshih dorën. Por përgjegjësisë para shqiptareve nuk do mund ti ikë dot, kudo ta mbajë vrapin...”