Ankand me pikturat e artistëve të vegjël, Të ardhurat për fëmijët e "SOS"

Piktorët e vegjël të fshatit SOS edhe këtë vit kanë organizuar ekspozitën me piktura, të cilat më pas janë shitur në ankand. Nisma është përkrahur nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ndërsa të ardhurat do të shkojnë në arkën e fshatit SOS.Tirane- Fshati SOS si çdo vit ka organizuar Ankandin e Pikturave, me mbështetjen e dhomës së tregëtisë dhe industrisë së Tiranës.Fëmijë të talentuar kanë ekspozuar punimet e tyre dhe të ardhurat që do të mblidhen nga ankandi do të shkojnë në ndihmë të Fshatit SOS.Kreu i Dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka e ka cilësuar këtë nismë të rëndësishme jo vetëm për sigurimin e të ardhurave por edhe për të mbështetur talentet e reja.Venera dhe Marina, janë dy prej piktoreve të vogla që kanë nxjerrë në ankand pikturat e tyre.Përfëqësues të kompanive, që janë pjesë e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, së Tiranës u bënë pjesë e ankandit duke blerë pikturat e ekspozuara.