Hyseni: Shoferi serb me qëllime të qarta për sulm terrorist
Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni në një konferencë për media ka thënë se shoferi i arrestuar serb ka pasur qëllime të qarta të kryerjes së një sulmi terrorist.Hyseni ka thënë se policia nëpërmjet rrugëve operacionale ka ardhur në informacionin se një person ka në bagazh eksploziv.“Policia rreth orës 21:00 ka ndaluar dhe arrestuar vozitësin e kësaj veture. Vetura është drejtuar nga një qytetar serb i lindur e rritur në serbi (1968) dhe mban inicialet S.G. Policët kanë gjetur afro 13 kilogram të materies për përpunim për ekskploziv” ka thënë ai.“Nuk mund të nxjerrim detaje, por biografia e tij do të zbulohet deri në fund. Është interes i yni të hetohet ky rast deri në fund me gjithë kompleksitetin që ka”, tha ndër të tjera Hyseni informon RTK./Oranews.tv/