Lezhë, rikthehet kinemaja, hapet në janar në Pallatin e Kulturës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Dhjetor 2014, 16:58
Lezha në janar do të ketë një sallë funksionale kinemaje. Ndonëse godina e vjetër është shembur për t'u bërë pallat, një sallë në Pallatin e Kulturës në Lezhë, do të jetë ambienti I kinemasë së re, që u arrit falë donacioneve private.Pas 25 vitesh mungese, Lezhës në janar do t'i kthehet sërish kinemaja e qytetit, kjo falë disa donacionëve private. salla e koncertëve e Pallatit të Kulturës "Ded Ndue Lazri" shumë shpejt do të jetë edhe ambient kinemaje për lezhjanët.Godina e kinemasë së vjetër të Lezhës u prish disa vite më parë për të ndërtuar një pallat shumëkatësh dhe ky veprim në atë kohë u kontestua nga Keshilli Bashkak dhe qytetarët por kreu i bashkisë Tushaj nuk i mori në konsideratë.