Studimi për shëndetësinë, shqetësimet e pacientëve, mjekëve dhe farmacistëve

Një studim i Institutit Shqiptar të Marrëdhënieve publike, ka treguar problematikat që ka sot mjekësia në Shqipëri. Të anketuarit, pacientë, por edhe mjekë dhe farmacistë kanë treguar për shqetësimet që ata hasin cdo ditë në klinikat dhe spitalet publike.“Për mënyrën sesi funksionon në Shqipëri sistemi i referimit, fëmijët edhe spe një kategori formalisht e siguruar nga shteti nuk mjekohen falas. Shumica e rasteve të patologjisë së fëmijës është akutë dhe këto gjendje nuk mund të presin mjekun e familjes që ai të japë rekomandim për mjekim të specializuar”, tha Suela Mino.Studimi gjithashtu nxjerr në pah mungesën e barnave të listës së rimbursueshme.“faramcitë ankohen për mungesë të barnave të listës së rimbursueshme dhe fajson depot farmaceutike për këtë. Ata kërkojnë një rol më aktiv në drejtim të kontrollit të barnave, duke kërkuar që të bashkohet pozita e atij që paguan për barnat e rimbursueshme me kontrollin e tyre.”Pjesë e studimit, që shumë shpejt do ti dorëzohet edhe minsitrisë së shëndetësisë, janë bërë 150 perosna mes të cilëve 100 pacientë dhe 50 mjekë e farmacistë.