Vlorë, pranga postierit, me paret e pensioneve la borxhet e lozi bixhoz

Vlore- Një punonjës i Shërbimit të Postës është arrestuar sot pasi akuzohet se me lekët që ishin destinuar për pensionet e bashkëfshatarëve ka larë borxhet e tij si dhe ka luajtur bixhoz.Ngjarja është shënuar në fshatin Llakatund të Vlorës dhe Aranit Kodheli ishte punonjës i shërbimit të postës së këtij fshati por dhe arkëtar për faturat e energjisë elektrike.Më 24 dhjetor ai ka marrë 1.2 milionë lekë nga filiali për t’ua shpërndarë pensionistëve por kur këta të fundit kanë shkuar të marrin lekët e tyre nuk kanë gjetur asgjë. Menjëherë është bërë denoncimi në polici duke çuar dhe arrestimin e tij për akuzën e vjedhjes me anë të shpërdorimit të detyrës.Gjithashtu disa banore të fshatit Risili të cilët rezultonin debitorë në Zyrat e OSHEE-së kanë bërë kallzim penal ndaj personit në fjalë, pasi leket e faturave të energjisë elektrike që ata i dorëzonin Kodhelit nuk bëhej pagesa në OSHE.Nga hetimi deri tani rezulton se ka përvetësuar 537 000 leke të reja. Policia i ka bërë thirrje edhe banorëve të tjerë të denoncojnë nëse janë bërë pjesë e këtij mashtrimi./Oranews.tv/