Berlinezët djegin kaloritë pas Krishtlindjeve

Qindra berlinezë, të veshur me kostumet e babagjyshit dhe me atlete dolën në rrugët e kryeqytetit gjerman për të kryer vrapimin tradicional tashmë që zhvillohet çdo vit për të djegur kaloritë e tepërta nga dreka e Krishtlindjeve.Gara, e quajtur "Vrapimi për të tretur patën e pjekur", sipas gatimit tradicional të gjermanëve për Krishtlindje, në të cilën garuesit përshkojnë dhjetë kilometra, u zhvillua të premten për herë të gjashtëmbëdhjetë, ndërkohë që dëbora e bëri edhe më të bukur atmosferën në qytet.Kryesuesi i garës, Volfgang Peh, e përfundoi atë i veshur me kostumin e plotë të babagjyshit e duke mbajtur në duar një model pate të pjekur. "Jam i cfilitur. Jemi bërë deri 300 vrapues dhe jam i lumtur që fitova. Kur dola nga shtëpia në orën 7 të mëngjesit nisi edhe bora, që me sa duket më solli fat", tha Volfgang.Por pavarësisht se kishin dalë për të tretur kaloritë e tepërta, në përfundim të garës të gjithë vrapuesit i prisnin biskota dhe verë e ngrohtë.