ERE rrit çmimin e energjisë për familjarët me 9.5 lekë/ kWh, hiqet fasha

Tirane-Nga 1 janari 75 % e shqiptarëve do ta paguajnë energjinë elektrike më shtrenjtë. Enti rregullator I Energjisë elektrike ka vendosur që çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët familjarë të bëhet 9.5 lekë .“Vendimi i sotëm i ERRE përcakton që cmimi për konsumatorët familjarë duke filluar nga 1 janari 2015 do të jetë 9.5 lekë për kw/orë. Në drejtim të vendosjes së raportit sa më optimal ndërmjet cmimeve dhe tarifave të konsumatoreve të ndryshëm, konsumatorë nën 35 kilovolt 9.5 lekë. Konsumatorë në 20, 10, 6 kliovolt 11 lekë për kw/orë, furra buke dhe prodhim mielli të lidhur në 20, 10, 6 kilovolt 7.1 lekë për kw/orë. Konsumatorë në 0.4 kw/orë 14 lekë kw/orë. Furra buke dhe prodhim mielli në tension të ulët 7.5 kw/orë. Familjarët 9. 5 lekë kw/orë, tarifa për konsumin e energjisë në embiente të përbashkëta 9.5 lekë kw/orë. Tarifë fikse për e shërbimit për leximin zero 200 lekë”Ere ka zbatuar me përkushtim edhe atë që qeveria ka diskutuar së fundmi që është heqja e fashës deri në 300 kw.“Kjo strukturë cmimesh vendos heqjen e sistemit tarifor me dy blloqe, pasi aplikimi i sistemit dy tarifor i projektuar më parë si një masë e eficencës duke pasur si qëllim dekurajimin e përdorimit të energjisë për ngrohje dhe konsumatorët t’i drejtoheshin burimeve të tjera të energjisë, për këtë qëllim nuk ka dhënë rezultatet e duhura.”Rritja e çmimit të energjisë prek edhe ata familjarë që harxhojnë më shumë se 300 kë pasi tashmë çdo kilovat që do të djegin do të [ërllogaritet me çmimin 11.4 lekë ndërkohë para heqjes së fashës ata paguanin vetëm mbi fashën 300 kë me çmimin 13.5 lekë.ere/Oranews.tv/