Përfundojnë pa marrëveshje bisedimet në Bjellorusi

Kanë përfunduar pa marrëveshje bisedimet mes Kievit dhe përfaqësuesve të rebelëve prorusë në Minsk të Bjellorusisë.Takimi mes palëve nuk konkludoi asgjë dhe madje është ende e paqartë nëse do të ketë një takim të ardhëm mes tyre.Raundi i radhës i bisedimeve kishte për qëllim dhënien fund të konfliktit në lindje të Ukrainës, i cili deri tani u ka marrë jetën më shumë 4500 personave.Për rreth 5 orë, rebelët pro rusë, përfaqësuesit e qeverisë ukrainase dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë biseduan për tërheqjen e trupave të armatosura dhe shpërdarjen e ndihmave humanitare.Përfaqësuesi i separatistëve, Denis Pushilin, tha se bisedimet ishin të vështira, ndërkohë që raundi i radhës pritet të ketë në qendër tërheqjen e armëve të rënda nga vija kufitare, shkëmbimin e të burgosurve  dhe fundin e bllokadës ekonomike në zonat ukrainase të kontrolluara nga rebelët.Bisedimet në Minsk erdhën një ditë pasi parlamenti ukrainas shënoi një hap përpara drejt anëtarësimit në NATO, gjë e cila ka zemëruar Rusinë. Megjithatë, në bazë të kritereve të zgjerimit të Aleancës, ka pak gjasa që NATO ta pranojë Ukrainën për sa kohë konflikti në territorin e saj mbetet i pazgjidhur.Në shtator të këtij viti, palët arritën një marrëveshje armëpushimi po në kryeqytein Bjellorus, por pakti u shkel disa herë nga të dyja palët.Ukraina ndohet në krizë politike dhe ekonomike që në muajin mars, kohë në të cilët presidenti i asaj kohe, Janukoviç, refuzoi të nënshkruajë marrëveshjen me Bashkimin Europian, duke preferuar forcimin e marëdhënieve me Rusinë.