Papa uron Krishtlindjen lutet për motrat e vëllezërit në Siri
Papa Francesku është lutur për motrat dhe vëllerëzit në Siri dhe Irak, të cilët kanë shumë kohë që vuajnë pasojat e konflikteve të armatosura dhe durojnë një persekutim brutal.Jezusi është shpëtimi për çdo person dhe çdo popull, tha Papa Bergolio në mesazhin e tij Urbi et Orbi përpara qindra personave të mbedhur në sheshin e Shën Pjetrit.Duke u foksuar te vendet që janë në konflikte të aramtosura, Papa uroi që kjo Krishtlindje tiu sjellë atyre paqe , shpresë dhe dashuri.Ati i Shenjtë bëri thirrje për të ndihmuar fëmijët që vuajnë, emigrantët, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmën tonë.Papa është lutur për paqe në Izrael dhe Palestinë, duke bërë thirrje për dialog mes dy vendeve.Në mesazhin e Krishtlindjeve Urbi et Orbi nuk mungoi lutja për Ukrainën, e cila ndodhet në krizë që prej marsit të ketij viti.Ati i Shenjtë iu lut Jezusit që Ukraina t'i japë fund tensionit dhe luftës , duke uruar paqe mes vellezërve ukrainas.Edhe në fjalimin e meshës së Krishtlindjes mbrëmë, Ati i Shentë u fokusua tek dhuna dhe vendet e konfliktit.Ai tha bota ka nevojë për qetësi, duke shtuar jetojmë në kohëra kur dhuna, luftrat dhe urrjetja janë prezente në jetën tonë.1.2 miliardë besimtarëve të krishterë Papa Francesku u beri thirrje të lejojnë Perëndinë të hyjë në jetën e tyre për ti ndihmuar të luftojnë errësirën dhe korrupsionin.I veshur me të bardha, Papa Bergolio në predikimin e tij tha se mesazhi i paqes i perëndisë, është më i fortë sesa errësira dhe korrupsioni.Të gjithë ata që nuk mundën të hyjnë në bazilikë, e ndoqën meshën nga ekranet gjikande që ishin vendosur jashtë në sheshin shen pjetri.Këto janë krishtlindjet e dyta për Papën argjentinas, i cili u zgjodh vitin e kaluar si papa i parë joeuropian në 1300 vjet.Ai ka sjellë frymën e thjeshtësisë në Vatikan, duke refuzuar shumë nga lukset e papatit , dhe ka sjelle kishën më afër qytetarëve dhe besimtarëve.