“Risveglio dell'umanita”, baleti që shënon shfaqjen e fundvitit në TKOB

“Risveglio dell'umanita”është baleti i cili do të mbyllë kështu vitin 2014 në Teatrin e Operas dhe Baletit.Baleti është i ndarë në dy pjesë. Në pjesën e parë spektakli zhvillohet mbi kryeveprën e Stravinskij dhe rrëfen marrëdhenien e njeriut primitiv me natyrën dhe me elementët e saj.Ndërsa në pjesën e dytë me muzikë të shkruar posaçërisht për këtë balet nga autori rumun Adrian Enescu, i jepet jete nje dialogu të brendshëm të njeriut, i cili ka brenda vetes dhunën edhe paqen.Rezart Stafa, është balerini i cili pas 10 vitesh karrierë në Itali kthehet për të performuar në skenën e TKOB.Ndjen emocione përballë publikut shqiptar, pasi për të është hera e parë përballja me ta, e megjithatë shpreson që performanca e tij të pëlqehet.Premiera e baletit “Risveglio dell'umanita”do te ngjitet ne skenen e TKOB në datat 26,27,28 dhe 30 dhjetor në orën 19:00