Një armë për dhuratë, trendi më i fundit që ka përfshirë SHBA
Është e zakonshme tashmë që në prag festash dyqanet të jenë të mbushura plot me klientë, të cilët nxitojnë të blejnë dhuratat për të dashurit e tyre.Por trendi i fundit në SHBA është bërë dhurimi i armëve. Dhe duke qenë se numri i dyqaneve të armëve në të gjithë vendin është mbi 48 000, nuk është aspak e vështirë të sigurosh një të tillë.Sipas menaxherëve të dyqaneve të armëve, shitjet kapin pikun zakonisht që në fillim të nëntorit e deri në fund të janarit.Sigurisht që për të blerë një armë duhet të kontrollohet skeda kriminale e çdo klienti, megjithëse kriteret ndryshojnë nga shteti në shtet.Megjithatë, në përgjithësi, nëse dikush ka qenë i dënuar, është skeduar si përdorues droge apo ka një historik me probleme mendore nuk mund të blejë armë, qoftë edhe për t'ia dhuruar dikujt.Por të apasionuarit pas armëve gjithmonë citojnë të drejtën kushtetuese të amerikanëve për të mbajtur armë, për të siguruar veten dhe familjen nga rreziqet e ndryshme në botë.Dy vjet më parë, vrasja e 20 nxënësve dhe gjashtë pjesëtarëve të stafit të një shkolle fillore në Konektikat u bë shkas që të nxitej debati për kufizimin e mundësive për të blerë armë, por pavarësisht kësaj, nuk hyri në fuqi asnjë ligj federal.Madje, edhe pse çdo vit dhjetra mijëra amerikanë humbin jetën nga armët, blerjet e tyre janë dyfishuar në krahasim me një dekadë më parë, kur edhe hynë në fuqi ligjet për heqjen e të drejtës për të blerë armë personave që kishin probleme me drejtësinë.