Viti 2014 më i ngrohti, specialistët flasin për temperaturat mbi normën mesatare

Dimri i këtij vitit do të jetë i ngrohtë e me temperatura të larta. Dhe kjo mesa duket është dhurata e motit për festat e fundvitit dhe do të përfshijë datat 30,31dhe 1 janar.Ndërkohë që duke nisur nga sot e deri në netët e fundvitit, këtë javë do të mbizotërojë mot i kthjellët me vranësira të çregullta.Petrit Zorba, shef i Departamentit të IGJEUM, hedh poshtë zërat se në fakt ky do të jetë dimri më i ftohtë i kaluar ndonjëherë, duke pohuar të kundërtën.Ky është një dimër i ngrohtë dhe kjo falë ngrohjes globale, që nga ana tjetër është sfidë për gjithë qeveritë.Nga matjet e bëra nga Instituti IGJEUM, për muajin e fundit nëntor, në krahasim më nëntorin e vitit 1924, mund të themi se temperaturat janë disa herë më të larta.Jemi duke lënë pas një ndër pesë vitet më të ngrohtë dhe kjo do të vazhdojë edhe për disa kohë.Në gjysmën e vitit 2015 deri në muajin qershor, probabiliteti i temperaturave pritet të jetë mbi mesataren.