Koloneli në rezervë: "Bunk Art" s'ka të bëjë me diktatorin e krimet e tij
Arjan Rugji, kolonel në rezervë flet me rezerva për “Bunk art’. Nuk është kundër hapjes por këmbëngul të sqarojë se ajo që tashmë njihet si “Bunk art” është vendkomandë e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.Nuk ka të bëjë fare me diktatorin. I ftuar në “Tonight Ilva Tare” Arjan Rugji kërkon të sqarojë se po dezinformohet publiku." Ai është objekt i FA dhe meriton të respektohet dhe jo të bëhet përgjegjëse për krimet e diktaturës."Madje në një moment thotë se në shtete të tjera fortifikime të tilla të cilat kanë qenë sekrete nuk ekspozohen.Arjan Rugji: “Nuk është bunker, siç e quajnë orgtanizatorët është vendkomandë e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Nuk ka ngel vendkomanda e Shtabit të Përgjithshëm të kthejë kujtesën historike se çfarë ka bërë diktatura. Të përdorësh një vendkomandë të tillë për të ngacmuar kujtesën e dhimbshme të një pjesë të popullatës, apo për të nxjerrë të palarat e diktarutës apo fytyrën e diktaturës është më tepër të hedhësh baltë mbi punën e projektuesve dhe ndërtuesve të asaj vepre. Fortifikimi xhenier është pjesë e teatrit të luftimeve. Ata që marrin vesh nga kjo punë dinë ta kuptojnë. Në 1994 komandanti i krahut Jugor të Natos e vizitoi atë vendkomandë, në atë kohë unë drejtoja atë repart me gjeneral Ilia Bashon, ndjesë pastë. Pasi u interesua për të gjitha detajet i drejtohet gjeneralit dhe thotë: “Ruajeni dhe mirëmbajeni. Mrekulli të tilla nuk bëhen në cdo kohë”.Në kuptimin funksional është një vend ku Shtabi i Përgjithshëm organizon veprime luftarake, edhe në kohë paqe, nuk ka gjë të keqe të hapet kur del nga përdorimi por të bësh komente nga njerëz që nuk janë profesionistë dhe duke i veshur atë që asaj vendkomande nuk i përket kompromentojnë vetveten.Vendimmarrësit ta hapin, por jo ta etiketojnë si sot. Nuk ishte për diktatorin. Shtabi i Përgjithshëm ishte i FA dhe FA nuk ishte ushtri personale. Aty ishte zyra e Komandantit të Përgjithshëm cilido qoftë. Diktatori ka pasur zyra në të gjithë Shqipërinë, ne vendstrehime më të sofistikuara se ajo, por nuk na sjell kujtesën historike.Të kalojë gjithë ai grup vizitorësh në një repart që është ende reparti mbështejes së Shtabit të përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes sikur po shkon në bulevard kompromenton vetë FA.Shtetet fqinje kanë fortifikime më të mëdha por nuk i ekspozojnë. Ekspozojnë atë që duhet.Është gafa më e madhe e bërë ndonjëherë. Në vendin e pamerituruar kanë futur ata që e kanë vuajtur. Ta bënin tek piramida.Askush nuk e mbron dinjitetin e FA , vetëm e nëpërkëmbin, ju e shihin si teatër, c’duhen ata foto aty. Të shkonin te piramida, muzeu kombëtar.. Nuk është vendi I duhurAi është objekt i FA dhe meriton të respektohet dhe jo të bëhet përgjegjëse për krimet e diktaturës. Ata që shkojnë ta shiohin për pelegrinazh arrijnë ta identifikojën diktaturën me atë. Cfarë duan materialet e Enverit. Nuk është muze i Enver Hoxhës. "[caption id="attachment_441417" align="alignnone" width="931"]
Arjan Rugji, kolonel ne rezerve ne studion e "Tonight Ilva Tare"[/caption]