Grekët ua "nxijnë" jetën emigrantëve, radhë të gjata pritjeje në Kakavijë

Radhë kilometrike dhe pritje disa orëshe në kufi ishte edhe këtë vit "dhurata" e doganave greke për shqiptarët.Fluksit të emigrantëve që ktheheshin për të festuar Krishtlindjen dhe festat e fundvitit në Shqipëri, pala greke në doganën e Kakavijës u është përgjigjur vetëm me një sportel ku kryheshin të gjitha proçedurat.Për pasojë radha e makinave në tokën greke shkoi deri në tre kilometra. Fluksi më i madh është shënuar gjatë pasdites së të mërkurës dhe orët e para të mëngjesit të së enjtes.Plotësisht i ndryshëm ishte ritmi i punës në anën shqiptare, ku në dispozicion të udhëtarëve ishin 7 sportele. Gjatë tre ditëve përmes doganës së Kakavijës raportohet se kanë kaluar rreth 25 mijë persona.Prej orës 14:30 të së enjtes fluksi i hyrje-daljeve ka shënuar rënie dhe punë në këtë pikë doganore ka shkuar drejt normalizimit falë shtimit të numrit të sporteleve nga pala greke në tre të tilla, ndërsa pala shqiptare punon me 7 sportele.Fluks emigrantësh edhe në Durrës e VlorëMe fluks të shtuar pasagjerësh po përballet edhe pikat doganore detare. Në portin e Vlorës vetëm mëngjesin e së enjtes mbërritën rreth 1500 pasagjerë. Gjatë proçesit të kontrollit nuk raportua për vonesa, ndërsa emigrantët janë pritur me një kartolinë urimi.Rekord pasagjerësh është shënuar edhe në portin e Durrësit. 6 tragete të linjës së Barit janë ankoruar në portin më të madh të vendit me rreth 4000 mijë pasagjerë që zbarkuan në 12 orë.Me gjithë fluksin e lartë të udhëtarëve në këtë port, nuk janë shënuar radhë pritjeje gjatë përpunimit të dokumenteve pasi është punuar me shtim të sporteleve.