Në SHBA shfaqet filmi “Intervista”
Komedia “Intervista” është shfaqur në disa kinema amerikane dhe online, pas pezullimit të saj si pasojë e sulmit kibernetik ndaj kompanisë filmike “Sony”.Shfaqja e filmit që ka në qendër një komplot për vrasjen e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, erdhi pasi kompania “Sony” u kritikua për ndalimin e tij, përfshirë presidentin e Shteteve të Bashkuara Barak Obama, i cili tha se po kërcënohet liria e shprehjes.Disa nga kinematë kishin organizuar shfaqjen e tij në ekranin e madh për të gjithë amerikanët që mezi prisnin ta shikonin.Filmi gjithashtu po shfaqet në disa faqe interneti nëpërmjet shërbimeve të Google, YouTube, Xbox etj, por vetëm në SHBA.Intervista ka në qendër dy aktorët James Francos dhe Seth Rogen, në rolin e dy gazetarëve të cilët fitojnë të drejtën të intervsitojnë Kim Jong Un, por më pas rekrutohen nga shërbimet sekrete amerikane për të vrarë liderin koreanoverior.Vendi komunist u akuzua nga FBI për sulmin kibernetik ndaj studios “Sony Pictures”, e cila në një deklaratë për shtyp tha se ka verifikuar të dhënat që tregojnë se përgjegjës për sulmin është shteti i Koresë së Veriut.Filmi, përveç dëmit financiar shkaktoi një retorikë të ashpër mes dy vendeve, pasi Koreja hodhi poshtë akuzat, kurse presidenti amerikan Obama tha se do të përgjigjet me maturi, në kohën dhe mënyrën e duhur ndaj Koresë.Kjo bëri që Koreja të përgjigjet më ashpër, duke thënë se është gati për çdo lloj sulmi.Gjithsesi, Obama nuk ka dhënë detaje për përgjigjen, dhe për momentin, situata është e qetë.