Festat dhe dhuratat,çfarë kanë preferuar fëmijët dhe adoleshentët

Ata që gëzojnë më shumë në raste festash janë fëmijët për shkak të dhuratave që marrin nga prindërit dhe të afërmit e tyre. Ndërsa adoleshentët nuk kanë nguruar të shprehin ndienjën e tyre të dashurisë, duke bërë dhurata të dedikuara vetëm për dashurinë.Tiranë-Preferencat për dhuratat në këtë ditë Krishtlindje janë të shumta, e megjithatë janë fëmijët ata të cilët kanë më shumë preferenca. E duke qenë festë çdo dëshirë e tyre plotësohet nga ana e prindërve.Jo vetëm fëmijët, por edhe adoleshentët janë ata të cilët këtë vit ndryshe nga të tjerët kanë preferuar të bëjnë dhurata në këtë ditë speciale.Pronarët e dyqaneve në Tiranë rrëfejnë se të preferuarat e tyre mbetën sigurisht dhuratat me dedikime dashurie.Dukë qënë edhe ditë pushimi koha që kanë pasur në dispozicion për qytetarët për të blerë dhurata ka qenë e shumtë.