Marrëveshja PS-PD, Bylykbashi: Në janar nis puna për dekriminalizimin e Kuvendit

Politika e gjeti gjuhën e përbashkët dhe hodhi pas krahëve me një rezolutë ngërçin 6 mujor të Kuvendit. Po çfarë është në thelb kjo marrëveshje që i ngarkon me detyrime palët politike. Negociatori demokrat Oerd Bylykbashi e sqaron kështu në studion e Ora News.“Neve flasim për impenjimin politik, publik të të gjitha forcave politike dhe individë që kanë probleme që kanë më pas me këtë marrëveshje është problemi i tyre. Nëpërmjet kësaj marrëveshje i kemi dhënë mundësi parlamentit shqiptar dhe demokracisë shqiptarë të shpëtojë nga kjo e keqe e madhe që është kriminalizimi i parlamentit dhe i cdo sfere tjetër të jetës publike. I jep mundësi demokracisë të zhvillohet sipas atyre standardeve të cilët e kërkojnë cdo shqiptar dhe nga ana tjetër i jep mundësi PS në mazhorancë të shpetojë nga ky kancer që e ka kapur ”, tha Bylykbashi.Dekriminalizimi sipas Bylykbashit do të jetë një proces, por që do të kërkojë implementim brënda 6 muajve të parë të vitit 2015.“Do të ketë rregulla, do diskutohet për ceshtje të individë me rekorde kriminale të cilët mbajnë poste publike ose kërkojnë të zgjidhen dhe emërohen. Detyra që i ka vënë parlamenti vetes me këtë marrëveshje është që duke filluar nga janari dhe me afat të fundit 30 qershorin, do punojmë që ky problem të jete shkojë drejt zhdukjesAjo që ndoshta ishte surpriza e marrëveshjes, mbetet mos shpërdorimi I shumicës së cilësuar pa bekimin e opozitës.Bylykbashi në studion e lajmeve ka dhënë detaje rreth negociatave që sipas tij sollën një marrëveshje historike dhe një fitore të madhe të opozitës për të mbrojtur demokracinë