VIDEOLAJM/ Hong Kong, furgoni humb 2 mln $, çmendet turma

Hong Kong-Disa fatlumë në Hong Kong kanë festuar më të pasur Krishtlindjet, pasi rreth 2 milionë dollarë kanë rënë në rrugë nga një furgon sigurie të mërkurën.Nga e gjithë shuma, mësohet se e 1.96 milionë dollarë "cash" kanë humbur.Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje për të siguruar paratë dhe nisi t'u kërkonte njerëzve që t'i kthenin, por nuk pati shumë sukses në këtë nismë.Një kalimtar tha se kishte parë policët t'i kërkonin një gruaje të moshuar që të kthente paratë që kishte mbledhur dhe duke qenë se ajo nuk vraponte dot, ishte detyruar t'i dorëzonte paratë.Policët janë parë gjithashtu duke kërkuar nëpër shkurret aty pranë për të gjetur sado pak para.Megjithatë, zëdhënësi i policisë konfirmoi se pothuajse e gjithë shuma kishte humbur dhe se deri të enjten, vetëm 460 000 dollarë i ishin rikthyer policisë nga disa njerëz zemërgjerë.