Protesta në Misuri, as vigjilja e Krishtlindjeve nuk ndali zemërimin

As vigjilja e Krishtlindjeve nuk e ka ndalur zemërimin e protestuesve në St Luis që janë përleshur me policinë.Protestuesit vijojnë të jenë të zemëruar për vrasjen e të riut me ngjyrë nga policia.Dhjetra protestues janë konfrontuar me policinë në vigjilje të Krishtlindjes në Saint Louis të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas vrasjes së një adoleshenti me ngjyrë në një karburant të zonës nga një oficer policie.Edhe pse periudhë festive, qytetarët e Fergusonit janë të zemëruar pasi vrasja e Antonio Martin ndodhi ende pa u shëruar plagët që hapi vrasja e Majkëll Braun, 18-vjeçari nga Ferguson i cili u qëllua nga polici i bardhë Derren Willson më gusht të ketij viti.Ngjarja ka ndodhur në Berkeley, i cili ndodhet vetëm 2 kilometër larg Ferguson, ku protestat e dhunshme shpërthyen për javë me radhe pasi një juri vendosi të mos ngrihet padi penale ndaj Willson.Dje policia lokale tha se oficeri i policisë, për të cilin nuk janë bërë publike identitetet, ka qënë duke kryer një kontroll rutinë në një pikë karburanti të martën në mbrëmje kur pa dy burra ti afrohen.Ai tha se njëri nga personat i ka drejtuar armën oficerit, gjë e cila më pas coi në reagimin e tij, duke e qëlluar për vdekje.Zëdhënësi i policisë tha e personi i dytë u largua, ndërsa aktin e oficerit policor e ka percaktuar vetëmbrojtje.Ashtu si në rastet e tjera, edhe në këtë rast polici nuk është arretuar, por vetëm është pezulluar nga puna.Tensionet dhe urrejtja raciale eshte rritur kohët e fundmit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjë e cila mori edhe vemëndendje e Presidentit amerikan Barack Obama në fjalimin e fundvitit.Gjithsesi, popullsia me ngjyrë në Ferguson denoncon diskriminin që i bëhet nga polica e bardhë dhe sipas tyre rastet e dhunës dhe vrasjeve të personave të parmatosur janë të rëmdomta.Situata bëri që autorietet të pajisin me kamera oficerët e policisë, për të verifikuar oepracionet e tyre në raste dyshimi apo denoncimi për abuzime.