Korçë, hapet kulla panoramike dhe pista e patinazhit
Krishtlindja në Korçë festohet ndryshe nga qytetet e tjera. Inaugurimi i pistës së patinazhit dhe hapja e Kullës 33 metra të lartë, e kanë kthyer këtë qytet, një destinacion tërheqës të kësaj periudhe festive të fundvitit. Deri në ditët e para të janarit, në pistën e patinazhit hyrja është falas.Korça e ka pritur ndryshe lindjen e Krishtit. Në vigjilje të Krishtlindjes është inauguruar kulla panoramike dhe pista e patinazhit.Korçarët kanë shijuar pamje të qytetit nga një lartësi prej 33 metrash.Pista e akullt ështëe atraksioni unik që Korça ofron që këto festa të përjetohen ndryshe nga qytetet e tjera. Sot sheshi para teatrit vjen i transformuar me nje pamje te re.Fytyra e re që Korça ka marrë këtë fundvit, tashmë është e prekshme edhe nga qytetarët.Kulla dhe pista e patinazhit I kanë dhënë një pozitë favorizuese Korcës, si qytet qe nuk duhet të mbetet pa u vizituar. Këtë periudhë festive, pista e patinazhit është pa pagesë.