PD shpërthen ndaj Metës, Paloka e Berisha sulmojnë ish aleatin
Pajtimi me socialistët duket se u ka shërbyer demokratëve që të ashpërsojnë qëndrimin ndaj kryeparlamentarit Ilir Meta. Në një prononcim për median pas miratimit të rezoltës që riktheu opozitën në Kuvend, ish kryeministri Sali Berisha u ndal tek akuzat për aferat korruptive në shumën e 700 mijë eurove ndaj Ilir Metës. Berisha mohoi të kishte mbrojtur Metën dhe shpjegoi përse nuk kishte pranuar që ky i fundit të bëhej President.Tiranë - Pajtimi me socialistët duket se u ka shërbyer demokratëve që të ashpërsojnë qëndrimin ndaj kryeparlamentarit Ilir Meta.“Një parlament ku kryeministri mban nën kërcënim kryetarin e parlamentit me prangat e burgut”, u shpreh Edi Paloka në fjalën e tij.Fill pas tij për ish aleatin dhe ish zëvendës-kryeministrin Ilir Meta, edhe Sali Berisha sqaroi se përse nuk qëndrojnë akuzat se e mbështeti në kohën kur akuzohej për aferën e 700 mijë Eurove.“Për herë të parë do flas sot. Nuk është e vërtetë që unë e kam mbrojtur. Ka patur një element aty. Ka patur një dokument për 700 mijë euro, e cila flitej në regjistrim. Ai dokument ekzistonte në një letër, por gjithmonë në qoftë se letra nuk është e falsifikuar, në letrën që sipërmarrësi i dërgonte Dritan Priftit se dëmi i krjuar nga moment që ti nuk më zbaton vendimin deri tani, është 700 mijë Euro.Dritan Prifti nuk ka mohuar se ekziston ky dokument. Pra e gjithë akuza që i bëhet Sali Berishës se e mbrojti Ilir Metën, bazohet në këtë dokument. Unë edhe sot, ndaj asnjë njeriu, nuk do të mund të pranoja kurrë një gjë të fallsifikuar”, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha.Dhe shpjegoi se përse nuk kishte pranuar që Ilir Meta të bëhej president.“Ajo bisedë që u bë, ai dha dorëheqjen, bëri shumë mirë që e dha dorëheqjen. Nuk mund të bëhej në asnjë mënyrë president, në konceptin tim, por as edhe ministër apo ndonjë funksion tjetër.