Deputetët vetëshpërblehen, rrisin pagat dhe shpërblimet për veten

Tirane- Kur vjen fjala për të marrë më shumë para për vete, të gjithë deputetët, pa dallime partiake janë në një mendje.Përfaqësusesit e shqiptarëve do të paguhen më shumë pas nje vendimi, që ata miratuan vetë në seancën e fundit plenare të këtij sesioni parlamentar, (24 dhjetor 2014) një vendim që u shtua surprizë, dhe përmbajtja e të cilit, u mbajt larg medias.Vendimi i ri për trajtimin e deputetëve, rrit shpërblimet e tyre për pjesëmarrjen në komisione por edhe qeratë e banimit, duke e çuar pagën bruto të tyre në 378 mijë lekë në muaj.Tashmë paga ditore e një deputeti llogaritet ne 7125 lekë, ndërsa kryetarët e grupeve parlamentare me mbi 10 deputetë paguhen 15% mbi pagën e deputetët, dhe ata me 10 deputetë, 5% mbi pagën e deputetit.Deputetët po ashtu shpërblehen me 20 mijë lekë për pjesëmarrjen ne komisone parlamentare.Një tjetër zë në të ardhurat e deputetit janë dietat ditore, ato brenda vendit llogariten 6271 lekë dhe jashtë vendit edhe 3 mijë lekë plus për çdo natë .Sa i pëktet deputetëve që nuk banojnë në qytet, vendimi rrit sasinë e pagës që ata do të marrin për qeranë, nga 30 deri në 35 mijë lekë në muaj.Vendimi, tenton to vërë fre edhe mungesave të deputetëve në punimet parlamentare.Tashmë mungesë pa shkaqe të përligjura, është çdo mungesë me përjashtim të atyre rasteve kur deputeti merr leje nga kryetari i Kuvendit.TË ARDHURAT MUJORE TË DEPUTETËVEPaga bazë7125 lekë x 22 ditë punë-156750 lekë në muajShpërblimet në komisione- 22 mijë lekëDieta për shërbime-75252 lekëQira banimi-35 mijë lekëKarburant-35 mijë lekëHotel jashtë Tirane-36 mijë lekë vendimi qe rrit pagat per deptuetet u (Deputeti i “5 Yje-ve”: I ktheva shtetit 75 mijë euro, po deputetët shqiptarë?)/Oranews.tv/