Të krishterët në të gjithë vendin festojnë lindjen e Krishtit

Festimet për Krishtlindjen, kanë nisur në mesnatë dhe vijojnë gjatë gjithë ditës në të gjitha qytetet e vendit. Fillimisht besimtarët e krishterë janë mbledhur nëpër katedrale dhe kisha, ku pas meshës së shenjtë kanë uruar për paqe begati dhe më shumë humanizëm e sakrifica.Lezhe, Lushnje-Në Lezhë mesha e krishtlindjes ka mbledhur në katedralen e Shën Nikolles, qindra besimtarë katolikë. Arkipeshkvi i dioqezes së Lezhës imzot Otavio Vittale, në mesazhin e tij kërkoi që njerëzit ta ndihmojnë njëri-tjetrin dhe të sakrifikojnë për të ngritur një jetë në paqe dhe bashkëpunim.Në Lushnje festa e Krishtlindjes ka mbledhur bashkë besimtaret ortodoksë dhe katolikë për të celebruar meshen në Kishen e Shenjtërve Pjetri e Pali.Festimet e Krishtlindjes vijojnë gjatë gjithë ditës me drekën tradicionale dhe shkëmbimin e vizitave.