Laç, shtëpia mes baltës, apeli i familjes për ndihmë nga shteti
Vërshimi i ujërave të një kanali kullues, i tejmbushur prej reshjeve të dendura të tetorit, e ka bërë të pabanueshme një banesë në Laç. Ndonëse ka kaluar mbi dy muaj nga përmbytja, uji vijon të jetë prezentë në shtëpi, ndërsa të 7 anëtarët e familjes janë detyruar të jetojnë me qira. Familja jeton falë pensionit të dy të moshuarëve.Laç- Kjo banesë me shumë se dy muaj më parë është përfshirë nga vërshimi i ujrave të rrëmbyeshëm të një kanali.Dëmet materiale të shkaktuara, vazhdojnë të jenë prezente në jetën e 6 anëtarëve të familjes Bushi që jetojnë aty.Kryefamiljari Vlash Bushi banor i lagjes nr. 6 te qytetit te Lacit, i detyruar është larguar nga banesa e tij për tu strehuar në një apartament ne qytet në mënyrë që të mos rrezikojë shëndetin e tre fëmijëve të vegjël, ndërkohë që dy prindërit e moshuar i ka të sëmurë.“Nëse nuk do të dilnim për një minutë do të rrezikonim jetën”Teksa familja jeton vetëm me pensionet e dy prindërve të moshuar, babai i tre fëmijëve, rrëfen që hallet janë të mëdha, por zgjidhjet shumë të pakta.Banesa 1 katëshe, në gjendjen aktuale është jofunksionale. muret e rëna nga lagështira, balta e futur brenda nga vërshimi i ujërave, dyert e dritaret e prishura, dhe mbi të gjitha pamundësitë financiare, bëjnë që shpresat e 50-vjeçarit për ta rindërtuar të jenë të venitura.