Stërvitja e Juventus në fushat e Renxhers, irriton skuadrën e Selltik

Ndeshja e Ligës së Kampioneve mes Sëlltik Glasgou dhe Juventus, është ndezur para kohe, falë një vendimi të ekipit italian.Stërvitjet e kryera nga bardhezinjtë në "Marrei Park", stadiumin e rivalëve historikë të Glasgou Rejnxhers, duket se ka acaruar në maksimum kundërshtarët, të cilëve nuk u ka pëlqyer aspak ky fakt, duke parë rivalitetin që Selltik ka patur historikisht me skuadrën e Glasgou Renxhers."Po stërviten atje? Mund të bëjnë atë që duan", ishte komenti nervoz i Nil Lenon, trajnerit të Sëlltik, që nuk ka arritur të dërgojë dot gjurmuesit e tij në strofullën e rivalëve historikë, për të spiunuar skemat e Kontes.Propozimi në fakt ka ardhur nga vetë skuadra e Rejnxhërs, që ka treguar gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me ekipin italian, me shpresën që këta t'i marrin lavdinë rivalëve të urryer të qytetit.Kaq ka mjaftuar që tifozët e Sëlltik të premtojnë një atmosferë edhe më të nxehtë në "Sëlltik Park", për të shpresuar te një fitore ndaj bardhezinjve, por edhe për të bërë të dështojë plani i rivalëve historik të qytetit.Juventinët me stërvitjet e realizuara në fushat e kundërshtarve të përjetshëm të Selltik, i kanë hapur më shumë telashe vetes, në mbrëmje ata nuk do të shihen si rivalë të Chempions Ligës por si një skuadër që vjen nga kampi i Galsgou Renxhers dhe që duhet mundur me patjetër.