Celtic - Juventus formacionet e mundshme

Seltik-Juventus do të jetë kryefjala e Chempions Ligës në mbrëmjen e sotme.Ky takim pritet të tërheqë vëmendjen e të gjithëve pasi të dyja skuadrat vijnë në këtë përballje si dy ekipe që në vendet e tyre kanë bërë historinë e futbollit. Bardhezinjtë konsiderohen si skuadra më e suksesshme në Seria A, ndërsa po e njëjta gjë ndodhë edhe me skuadrën e Selltik dhe Galzgou Renxhers, për historinë e futbollit Skocez. "Zonja e vjetër", edhe pse nuk ka statistika të mira në përballjet me skuadrat skoceze vjen në këtë takim me qëllimin e vetëm për të marrë një rezultat pozitiv. Juventus dhe Seltik janë ndeshur dy herë mes tyre në Skoci dhe në të dy këto takime skocezët kanë dalë fitimtarë. Në sezonin 1981-1982, Bardhezinjtë janë mundur me rezultatin 1-0, ndërsa në sezonin 2001-2002 Selltik do të fitonte përsëri ndaj Juventusit me rezultatin 4-3.Në këtë përballje trajneri i vendasve Lenon, pritet të hedhë nga minuta e parë  formacioni: 4-4-2.Në portë: Forster, në mbrojtje: Izaguirre, Mulgruju, Uilson dhe Lustig, në mesfushë: Braun, Uaniama, Ledli dhe Komons, ndërsa në sulm do të jetë dyshja Hoper dhe Samaras.Në kampin tjetër, Konte do të vuaj mungesën e Kielinit në mbrojtje, ndërsa pritet të luaj me formacionin e zakonshëm 3-5-2.Në portë: Bufon, në mbrojtje: Peluzo, Bonuçi dhe Barzalji, në mesfushë do të jenë: Markizio, Pirlo, Padoin, Vidal dhe Litshtainer, ndërsa në sulm do të jetë nga minuta e parë dyshja e suksesshme ndaj Fiorentinës Matri dhe Vuçiniç.Juventusi nuk humbet në Kupat e Europës prej 16 ndeshjes radhazi, ndërsa nuk pësojnë gol prej 310 minutash. Kjo ndeshje do të luhet sonte në "Selltik Park" në orarin e zkonshëm të Chempions Ligë në orën 20 e 45.