Milito: Dua të vazhdojë përsëri me Interin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2013, 16:55
Prej ditësh, disa media italiane shkruajnë se Milito dhe Cambiaso mund të largohen në fund të sezonit nga Interi, por vetë sulmuesi argjentinas pohon të kundërtën."Ndihem shumë i lumtur këtu, u detyrohem shumë tifozëve zikaltër. Dua të vazhdoj aventurën me zikaltërit deri në fund të kontratës për të vendosur më pas. Por them se duhet parë edhe se çfarë planesh ka klubi, unë do të qëndroja me kënaqësi", u shpreh sulmuesi argjentinas.Pas ndeshjes me Chievon, "El Principe", u shpreh shumë i kënaqur për përformancën e ekipit dhe për rikthimin te goli, duke shtuar se zikaltërit duhet të konfirmohen edhe në ndeshjet e tjera për të arritur objektivat e sezonit.