Real rigjen mbrojtësin francez, Varane

Jose Mourinho rigjen Raphael Varanen.Mbrojtësi i ri francez i Real Madrid, ka kryer një stërvitje të rregullt ditën e Dielë dhe do të jetë përkrah Sergio Ramos, në supersfidën e "Santiago Bernabeu-t" përballë Manchester United, e vlefshme për 1/8-at e Champions League.Varane, i cili kishte një problem në kofshën e djathtë, i pësuar në miqësoren Francë-Gjermani, nuk ka mundur të zhvillojë ndeshjen e së Shtunës përballë Sevillas në kampionat. Qendërmbrojtësi i talentuar francez, ishte lojtari më i mirë në fushë kundër skuadrës së Barcelonës në klasiken e "Kupës së Mbretit" dhe pritet që një gjë të tillë ta bëj edhe ndaj Manchester United. Të shpalosë vlerat e tij duke ndaluar dy sulmues të fuqishëm siç janë Van Persi dhe Rooney.