Australi, gjendet një fëmijë i varrosur në plazh, policia thirrje nënës ta identifikojë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Dhjetor 2014, 19:52
Policia australiane i ka bërë thirrje nënës së foshnjes që u gjet e vdekur dhe e varrosur në një nga plazhet e Sidneit të paraqitet para autorieteteve.Trupi, i cili u zbulua nga dy fëmijë të vegjël, ishte varrosur rreth 30 centimetra në rërë. Të dy djemtë, 6 dhe 7 vjec, ishin duke lozur në plazhin Maroubra kur zbuluan kufomën, dhe tashmë po marrin trajtim psikologjik si pasojë e tronditjes që pësuan.Policia tha se mosha apo gjinia e fëmijës nuk mund të analizohet menjëherë, pasi trupi ishte tejet i dekompozuar.Të gjitha infomacionet do të publikohen pas ekzaminimeve të nevojshme nga policia mjekoligjore. Ndërkohë ngjarja vjen vetëm një javë pasi një tjetër fëmijë i porsalindur u gjet i gjallë në një kanal kullues nga dy ciklistë në Sidney.