Basha: Selia e PD mbetet në Tiranë, të gjithë të zbresim në rrethe

Vetëm selia e PD do të jetë në Tiranë pasi drejtuesit e saj do të jenë në rrethe, në të gjithë Shqipërinë, në këmbë për t’i shërbyer qytetarëve.Me këtë apel në mbledhjen e parë të kryesisë së re, kryetari Basha ka kërkuar mobilizimin e të gjithëve përpara zullumeve që tha ai të dyshes Rama-Meta. Pasi rreshtoi një listë të gjatë ankesash të qytetarëve dhe denoncime, por edhe premtime të pambajtura të qeverisë.“Me qindra denoncime kanë mbërritur në PD përsa i përket abuzimit me faturat e energjisë elektrike. Nga ana tjetër drejtorët e OSHEE nga jugu në very, nga Lushnja në Tropojë janë në radhën e parë të vjedhjes, abuzimit dhe shpërdorimit. Shikoni denoncimin më të fundit: Drejtori i OSHEE së Tropojës, kryesulmuesi i brigadave të hajdutëve të dyshes Rama-Meta, sipas këtij denoncimi 16 milionë lekë të papaguara. Ne do të jemi aty ku kanë nevojë qytetarët, ne do të jemi aty ku qytetarët kërkojnë mbështetjen tonë, ne nuk do t’i lëmë të braktisur, të vetëm. Do të jemi në anën e tyre, do të jemi në ballë të protestës së tyre, protestë që sa vjen dhe shtohet zgjerohet dhe bëhet gjithnjë dhe më e fuqishme. Unë dhe secili prej jush do të jemi cdo ditë, jo vetëm në kontakt të vazhdueshëm, por me qytetarët në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Kryesia e PD do të ketë vetëm selinë qendërore këtu në Tiranë, aktiviteti juaj, i deputetëve dhe i imi do të jetë në cdo qytet”, u shpreh Basha.Basha zhvilloi mbledhjen e parë një ditë pas zgjedhjeve në PD për strukturat e reja drejtuese.