Prodhuesit e vegjël kërkojnë që qeveria mos ulë çmimin e energjisë

Vendimi i qeverisë për të ulur çmimin e energjisë që blehet nga HEC-et e vegjël ka sjellë kundërshtimin e prodhuresve privatë.Ata i bëjnë thirrje qeverisë të rishikojë vendimin pasi në të kundër do t’i drejtohen gjykatës.Prodhuesit privatë të energjisë kërkojnë që çmimi të barazohet me atë të importit.Por Ministria e Industrisë dhe e Energjisë nëpërmjet një deklarate për shtyp reagoi pas konferencës së prodhuesve privatë të energjisë, duke theksuar se nuk do të ndryshojë qëndrimin pasi çmimi i ofruar është i njëjtë me atë të tregut.Ministria e Industrisë dhe Energjisë sqaron se ka marrë një vendim të tillë për të mos rënduar konsumatorin shqiptar me kosto të tepërt për ta. Ndërkohë që ministria garanton prodhuesit e vegjël të energjisë se do të shlyeh borxhet që shteti ka ndaj tyre.