Përbindëshi i Hitlerit, Alois Bruner ka vdekur në Siri?!

Alois Bruner, një nga nazistët gjermanë më të kërkuar për krime lufte ka vdekur katër vjet më parë në Siri. Të paktën kështu thotë hetuesi kryesor që ka ndjekur këtë çështje.Gjuetari i nazistëve Efraim Zuroff ka dekalruar për rrjetin BBC se është 99 përqind i sigurtë për vdekjen e nazistit, edhe pse asgjë nuk është provuar nga mjekësia ligjore. Brunner, i cili tani do të ishte 102 vjec, akuzohet për deportimin e më shumë se 128,000 hebrenjve në kampet e vdekjes gjatë Luftës së Dytë Botërore.Ka shumë vite që vihet në dyshim vdekja por edhe jeta e tij, pasi asnjëra prej tyre nuk është vërtetetuar. Zuroff - drejtor i Qendrës Simon Wiesenthal në Jerusalem - tha se informacioni i ri mbi vdekjen dhe varrimin në damask të Bruner, ishte shumë i besueshëm pasi ka ardhur nga një ish-agjent gjerman i shërbimeve sekrete që kishte shërbyer në lindjen e mesme.Në muajin prill të këtij viti, qendra Simon Wiesenthal e hoqi Bruner nga lista e më të kërkuarve , duke lënë të nënkuprohet se ai tashmë ka vdekur. Zuroff, i cili është gjithashtu historian i Holokaustit - tha se informacionet e fundit kanë dhënë prova më konkrete për të mbështetur këtë përfundim. Brunner është quajtur një përbindësh i kohës së Hitlerit, pasi ka dërguar në kampet e vdeksjes 47.000 hebrenj në Austri, 44.000 në Greqi, 23.500 në Francë dhe 14.000 në Sllovaki .