Vonesat e prokurimeve lënë çdo 6 muaj pa ilaçe të prekurit me AIDS
Proçedurat e zgjatura deri në 6 muaj të prokurimeve të medikamenetve për HIV-AIDS kanë krijuar boshllëqe në trajtimin e të infektuarve. Mjekët thonë se Ministria e Shëndetësisë po punon për ta riparë këtë problematikë, sepse kostot në këtë rast janë jetësore.Arjan Harxhi, mjek infeksionist i QSUT-së tha se në Shqipëri ka rreth 10 barna që përdoren për HIV të cilat kombinohen nga 20 medikamentet që përdoren në botë.Në rast se do të kishte testime vullnetare edhe tek gratë shtatzëna, nuk do të ishte ky raport i mbartësve ku nga 5 fëmijë të infektuar, 4 e kanë marrë virusin nga nëna.1 dhjetori është dita botërore kundër HIV-AIDS. Në Shqipëri ka 75 raste të reja me HIV-AIDS për 1 vit, ndërsa në total numri i të prekurve ka arritur në 774 persona.Po këtë vit 7 persona të prekur kanë ndërruar jetë dhe nga 5 fëmijë të infektuar me Hiv, 4 janë mbartës nga nëna, ndërsa 1 rast është duke u ekzaminuar nga ekspertë të ISHP-së dhe orgjina e infektimit nuk bëhet e ditur.