Ministria e Mbrojtjes medalje “Mirënjohje” për Alfred Moisiun në 85-vjetorin e lindjes

Ish-presidenti Alfred Moisiu këtë 85 vjetor e ka festuar ndryshe nga përvjetoret e tjera.Ministria e Mbrojtjes i akordoi Moisiut medaljen e mirënjohjes, me motivacionin "për kontributin e dhënë në mbrojtje të atdheut".I gjendur mes ushtarakëve, aty ku edhe nisi udhëtimin e tij, ish -presidenti është ndjerë i prekur dhe i surprizuar nga organizimi.Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Jeronim Bazo dhe ministrja Mimi Kodheli vlerësuan kontributin e Moisiut si ushtrak, president dhe si President i Shoqatës së Atlantikut.Vet ish-presidenti Alfred Moisiu u ndje i prekur nga vlerësimet, ndërsa kërkoi nga qeveria më shumë vlerësim për ushtarakët.