"Fundi i Marrëzisë" në Laç, zbulohen disa lojëra fati, procedohen 3 persona

Policia e Kurbinit ka sekuestruar tre komjutera, dy tavolina dhe një rulotë që u përdorte për lojra fati, ndërsa janë proçeduar penalisht tre poseduesit e tyre.Operacioni i policisë i koduar "Fundi i Marrëzisë" u zhvillua në bashkëpunim me njesinë e mbikqyrjes së lojrave të fatit në Tiranë si dhe me prokurorinë e Kurbinit. Operacioni u zhvillua pasditën e së shtunës në qytetin e Laçit, ku pika e lojrave të fatit e cila u bllokua ishte e paliçensua.Gjithashtu uniformat blu kanë bërë të ditur se ka nisur proçedimi penal në ngarkim të shtetasve Altin Lleshi, Edmon Ndreca, Shefik Haxhiu,  qe të tre banues në Laç.Ata ishin pronarë të pikës së lojrave të fatit të bllokuar dhe tashmë akuzohen për “Organizim i llotarive të palejuara”dhe  “Venia në dispozicion të lokaleve për llotari të palejuar.Materialet në ngarkim të tyre tashmë i janë referuar prokurorisë së Kurbinit për veprime të mëtejshme.Burime nga Drejtoria e Policisë në Lezhë kanë bërë me dije se po vijojne kontrollet në gjithë territorin e këtij qarku për të evidentuar pikat e lojrave të fatit të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre të paligjshem dhe pa liçensë përkatëse për këtë veprimtari.lojra fati4 lojra fati3 lojra fati2 lojra fati1