Cilësia e karburanteve, shoferët ankohen se po u shkatërrohen makinat
Karburantet po dëmtojnë gjithmonë e më shumë qytetarët shqiptarë. Cilësia po i shkatërron automjetet duke i kushtuar gjithmonë e më shumë para drejtuesve të automjeteve.Qytetarët shqiptarë ankohen se po blejnë karburante pa asnjë cilësi duke shkatërruar automjetet.Drejtues të automjeteve shprehen se shpesh herë janë detyruar të dërgojnë në servis automjetet vetëm si rezultat I karburantit jo cilësor, ndërsa disa prej tyre tregojnë se shpesh herë makina i ka lënë në rrugë.Për gjithë këtë situatë padyshim që përgjegjësi bashkë me tregtarët që kanë monopolin e karburanteve ka edhe shteti që sipas ekspertit Olti Rrumbullaku duhet të kontrollojë tregun dhe sidomos prodhimin e naftës në vend.Dogana Shqiptare 1250 kontrolle pikave të karburanteve në të gjithë Shqipërinë ku janë konstatuar , 130 pika me shkelje . Në përzierjen e karburanteve të çertifikuara nga Autoriteti Doganor është konstatuar përzierje me produkte të tjerë energjitikë jashtë kontrollit fiskal e cilësor. Drejtoria e doganave në të gjitha rastet e shkeljeve ka vendosur gjoba që kapin shifrën e 152 milion lekëve.Autoritetet Doganore do të kërkojnë marrjen e masave për shlyerjen e detyrimeve të lindura, deri në mbylljen e aktiviteteve të subjekteve që kanë tregtuar karburante duke shmangur detyrimet doganore apo duke dëmtuar konsumatorin me cilësinë e dobët të tyre.