4 vjeç me HIV/AIDS, apeli i gjyshes që ta marrin në kujdestari fëmijën

Vlorë-Është vetëm 4 vjeç, dhe bashkëjeton me një sëmundje, të transmetuar nga personi që i dha jetën, nga nëna e tij, që e ka lënë jetim.Vogëlushi nuk shkon në kopësht, pasi nuk e lejojnë të luajë me bashkëmoshatarët, nga frika e infektimit të tyre."Nuk e marrin në kopshët dhe nuk e pranojnë. Unë nuk po ndihmohem nga shteti, as përkrahjen sociale nuk ma kanë dhënë"4 vjeçari është një nga 39 fëmijët e infektuar në të gjithë vendin, që mjekët ia kanë paracaktuar fatin deri në moshën 18 vjec, ndërkohë që sot sëmundja është një virus me të cilin mund të bashkëjetosh pa probleme për jetën."Sipas mjekëve, ka jetë deri në 18 ose 20 vjeç"65 vjecarja e gjendur e vetme me tre jetimë për t'u përkujdesur, shkon deri aty sa kërkon që vogëlushi të trajtohet në një qendër të posaçme."Unë kam dashur që pas vdekjes së vajzës kam dashur që djali të shkojë në qendra rezidenciale, por nuk e kanë marrë."Nëna e vogëlushit bartës të HIV-AIDS, rrëfen se ka kërkuar ndihmë edhe tek ministri i Çështjeve sociale."Unë djalin nuk e mbaj më, do ta çoj para ministrisë. Në qoftë se  mua djalin nuk ma marrin, unë do të marr të tre fëmijët dhe do rri përpara zyrave të ministrisë"4 vjeçari nuk e ka njohur të atin pasi i braktisi pasi u njoh me sëmundjen që ai vetë i shteburimi transmetues.