Qeveria kursen nga tenderi për rrugën Tiranë-Elbasan, por ia jep konsulentit
Shteti shqipar ka arritur të kursejë rreth 100 milionë dollarë falë konkurrencës mes kompanive për të ndërtuar aksin rrugor Tiranë-Elbasan, por 40 për qind të këtij kursimi do të shkojë për shërbime konsulence.Rialokim i fondeve, që mundëson kursim në punime fizike por që rrit shpenzimet për këshillimet, nuk ka kaluar pa kritika dhe kundërshti prej deputetëve të mazhorancës në komisionin parlamentar të Ligjeve.“Pavarësisht se vlera është fishuar nga një firmë 60% siç tha drejtoresha, duhet të marri 400 e ca të tjera për konsulentë, ndërkohë nuk është planifikuar më parë. Ne nuk mund të japim fonde më shumë për konsulentë ndërkohë punime civile i ulim ”, th Fino.“Në momentin që është tenderuar, ka dalë e nevojshme që tuneli të ulet 45 metra në nivelet dhe për uljen e niveletës dhe për riprojektimin edhe njëherë, i është dashur konsulentit të bënte edhe dizenjimin.”Relatori i kësaj çështje, Dashamir Peza, kërkoi që vendimin ta marrë komsioni i ekonomisë, por pavarësisht kësaj , komisioni i Ligjeve vendosi ta miratojë daftin pa ndryshime.