Rruga Elbasan-Tiranë, qeveria kredi nga Banka Islamike për Zhvillim

Pjesën më të madhe të fondeve për rrugën Elbasan-Tiranë qeveria i ka siguruar me anë të një kredie nga Banka Islamike për zhvillim.Fondi në total për këtë rrugë është 407 milionë dollarë. Këto para qeveria do t’i sigurojë nëpërmjet një kredi prej 222.7 milionë dollar nga Banka Islamike, kredi nga fondi i Abu D'habit me vlerë 100 milionë dollarë dhe financimin e qeverisë me donator 84.3 milionë dollarë.Këto marrëveshje financimi kaluan në parim në Komsionin e Veprimtarisë Prodhuese.Gjithashtu në këtë komison kuvendor kaloi po në parim edhe marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe qeverisë amerikan e për një ndihmë financiare që ka ofruar SHBA prej 29 milionë dollarë për forcimin e shtetit të së drejtës.