Ndërprerja e energjisë, banorët e ish-kënetës zbresin në protestë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Dhjetor 2014, 18:27
Nën masa të rrepta sigurie nga ana e forcave të policisë banorët e zonës së ish-Kënetës në Durrës kanë protestuar këtë të hënë kundër ndërprerjes së energjisë elektrike dhe masave që janë marrë nga OSHEE për debitorët.Nga mbikalimi i Shkozetit ku ka nisur grumbullimi, ata janë shprehur se nuk kanë mundësi që të paguajnë energjinë elektrike edhe për faktin se në zonën ku ata jetojnë, qeveritë prej vitesh nuk kanë bërë asnjë investim.Banorët kanë siguruar se protesta e tyre nuk ka qëllime politike.Policia bllokoi njërin aks të rrugës të re të kënetës për të shmangur çdo problem me protestuesit që e mbyllën aktivitetin e tyre paqësisht.