Culture box- Arti i Bill Mazrekut, Ervin Çuli: Do liberalizoj Teatrin Kombëtar 30 Nëntor 2014

Culture box” i kushtoi një vëmendje ekspozitës së Bill Mazrekut dhe Teatrit Kombëtar. Skulpturat e tij flasin shumë. Janë portrete njerëzish realë dhe çdo individ pikturohet në mënyrë të tillë që të zbulohet dhe psikologjia. Çdo individ është pikturuar me ato ngjyra të botës së tij shpirtërore.Artisti i artit pamor Bill Mazreku jeton e punon në Francë por erdhi në Tiranë për të prezantuar projektin e tij artistik “Vizart” një galeri që sjell një vision të ri të artit pamor. Në Culture Box Mazreku rrëfen pse erdhi në Tiranë për të hapur një ekspozitë ndryshe. Në pjesën e dytë të emisionit, Ervin Çuli drejtori i Teatrit Kombëtar gati prej 8 muajsh thotë se tani publiku nuk ka më problem me ngrohjen ndërsa shprehet besimplotë se vitin tjetër me ministrinë e Kulturës kjo godinë do kthehet në një teatër europian.