HIV/AIDS, Beqaj: në 11 muaj rezultojnë 70 raste të reja

Rastet e të prekurve me HIV/AIDS në Shqipëri kanë njohur prevalencë të lartë rritjeje, ku vetëm në 11 muaj rezultojnë mbi 70 raste të reja.Shifra u bë publike nga ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj në ditën botërore të HIV/AIDS, ndërsa mori pjesë në marshimin e organizuar në kuadër të kësaj dite nga Drejtoria e Shëndetit Publik Shkodër.I shoqëruar nga bluzat e bardha, ministri Beqaj parakaloi në pedonalen kryesore të Shkodres, ndërsa u ndal edhe në çadrat informuese të ngritura në shërbim të qytetarëve.I pyetur nga “Ora news” lidhur me rastin e një fëmije 4 vjecar nga Vlora, i infektuar nga kjo sëmundje prej nënës së tij, Beqaj theksoi se çdo rast po ndiqet nga kjo ministri me qëllim trajtimin e tyre. Për këtë qëllim ai shtoi se po kontaktohet me spitalet homologe në shtetet fqinje.Apeli në këtë ditë është të tregohet maksimalisht kujdes, si dhe të kryhen diagnostifikime, me qëllim që sëmundja të mos përhapet më tej.Të rinjtë janë më të rriskuarit sipas Ministrisë së Shëndetësisë, kjo për shkak edhe të nisjes në moshë të re të marëdhenieve seksuale të pambrojtura.