Festat e fundvitit, 1 dhjetori e gjen kryeqytetin me zbukurime
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Dhjetor 2014, 17:26
Pas festive të nëntorit, 1 dhjetori e ka gjetur kryeqytetin me zbukurimet për festat e fundvitit.Janë vetëm zbukurimet e para të realizuara nga Bashkia e kryeqytetit, të cilët për ORA NEWS pohuan se në ditët në vazhdim do të ketë akoma më shumë.Ndërkohë duhet theksuar faktin se ky është viti i katërt që kryeqyteti zbukurohet me të njëjtin dekor.Jo vetëm bulevardi por edhe pjesë të ndryshme në kryeqytet kanë nisur zbukurimet për festat e fundvitit.Ndërkohë në datë 6 dhjetor në qëndër të Tiranës do të vendoset edhe pema e krishtlindjeve, dritat e së cilës ashtu siç do vit do të ndizen nga kryebashkiaku Lulzim Basha.