Doganat kontrolle për cilësinë e karburanteve,130 subjekte në shkelje

Dogana e Shqipërisë ka zhvilluar 1250 kontrolle pikave të karburanteve në të gjithë Shqipërinë, ku 130 prej tyre janë kapur në shkelje.Sipas Drejtorisë së Doganave këto shkelje konsistojnë:-              Në përzierjen e karburanteve të çertifikuara nga Autoriteti Doganor me produkte të tjerë energjitikë jashtë kontrollit fiskal e cilësor;-              Në të gjitha rastet janë aplikuar detyrime të munguara në shumën 9,268,432 lekë;-              Penalitete në total në masën 152,600,000 lekë;Aksioni për kontrollin e pikave të karburanteve shtrihet në një periudhë kohore prej Qershorit 2014 deri në Dhjetor 2014.“Departamenti i Akcizës, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave njofton publikun e gjerë si edhe subjektet që operojnë në fushën e shitjes me pakicë të karburanteve, se ka filluar që prej Qershorit të vitit 2014 kontrolle të vazhdueshme ndaj subjekteve që tregtojnë karburant me pakicë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me GFI (Global Fluids International S.A).”Autoritetet Doganore do të kërkojnë marrjen e masave për shlyerjen e detyrimeve të lindura, deri në mbylljen e aktiviteteve të subjekteve që kanë tregtuar karburante duke shmangur detyrimet doganore apo duke dëmtuar konsumatorin me cilësinë e dobët të tyre.Administrata Doganore Shqdo të vazhdojë ushtrimin e kontrolleve edhe në periudhat në vazhdim pranë subjekteve që tregtojnë karburant me pakicë, duke siguruar publikun për fiskalitetin, cilësinë dhe standardet e karburantit që ata konsumojnë.