Donald Tusk zyrtarisht Presidenti i Këshillit Europian

Donald Tusk ka marrë zyrtarisht detyrën e presidentit të Këshillit europian, duke zëvendësuar Herman Van Rompuj.Tusk ka shërbyer si kryeministër i Polonisë, por në muajin shtator dha dorëheqjen për tu përgatitur për postin e lartë në Bashkimin Europian.Presidenti i Këshillit Evropian dhe ish-kryeministri i Belgjikës Herman van Rompuj i dorëzoi në mënyrë simbolike zotit Tusk kambanën që ai ka përdorur për të mbajtur qetësi ose për të tërhequr vemendjen e krerëve të bashkimit europian në sallën e takimeve të tyre.Zonja dhe zotërinj, Donald Tusk është biri i kombit të madh polak. Prej tani e tutje ai do të kujdeset si një baba i bashkimit tonë të madh", tha Van Rompuj.Kurse Tusk , gjatë fjalës së tij u zotua se do të përqendrohet në aspektin ekonomik të Bashkimit Europian."Të dashur miq, politika është kthyer në Evropë, Historia është kthyer gjithashtu , dhe në kohë të tilla ne kemi nevojë për udhëheqje dhe unitet politik. Së dyti, ne kemi nevojë për vendosmëri të pamëshirshme për t'i dhënë fund krizës ekonomike. Kjo është përgjegjësia jonë", tha ai.Emërimi i Tusk në krye të Këshillit Europian është konsideruar një fitore për 10 vendet ish-komuniste që tashmë i janë bashkuar Eurozonës.Sigurisht që zgjedhja e Tusk rrit rolin e Polonisë në bllokun e 28 vendeve.Një nga pikat e dobëta të Tusk është se flet shumë pak anglisht, frengjisht aspak, gjë e cila e bën të vështirë komunikimin e tij me një audiencë të gjerë./Oranews.tv/