Bunk-art, dhoma e Mehmet Shehut më e vizituara

Tirane- Dhoma e ish kryeministrit Mehmet Shehu është ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e vizitorëve në Bunk'Art.Ky mjedis në brendësi të bunkerit të nëndheshëm është i përbërë nga disa dhoma të vogla ku përfshihet dhoma e gjumit e Mehmet Shehut, tavolina e tij e punës, si dhe dhoma e sekretarit.Të pyetur nga ORA NEWS ata pohojnë faktin se për ta jetesa e diktatorit Enver Hoxha është më e njohur ndërsa ajo e ish kryeministrit jo, ndaj dhe për këtë arsye interesi për të parë dhomën e tij është më i madh.Shumë nga vizitorët në Bunk'art duke qënë pensionistë kanë zgjedhur që ditën ta kalojnë duke mësuar më shumë rreth historisë, por ka edhe nga ata të cilët janë të papunë e Bunk'art është një mundësi për të kaluar ditën.Festat e nëntorit kanë sjellë një numër të madh vizitorësh. Sipas përgjegjësve vetëm ditën e shtunë bunkeri i nëndheshëm është vizituar nga rreth 8 mijë persona nga e gjithë Shqipëria.Ndërsa në ditë jave numeri i vitorëve shkon deri në 4 mijë